Këtë vit u mbushën 18 vjet nga zhvillimi i Projekti Rinor “MISS & MISTER TURIZMI”, një nga veprimtaritë rinore unikale në Ballkan.

Këtë radhë ky event me 40 konkurentë u finalizua në qytetin e lashtë të Durrësit.

Me mbështjeten e kryetares së Bashkisë, znj. Emiriana Sako dhe donatorëve, organizatorët arritën të gjenin elementët më të mirë të komponentëve realizues e ta finalizonin suksesshëm.

Edhe këtë vit, mbështetja e Universitetit “ MARIN BARLETI” të Tiranës me 2 Bursa dhe 2 Bursat e Universitetit Internacional të Qipros i motivuan konkurentët.

Nën kujdesin e Produksionit, nën drejtimin e producentes së përkushtuar e tashmë e shquar , Znj Myzejen Konduri e stafit të saj profesional, si koreografi i talentuar, Arian Plaku, Drejtoria Artistike e Parukeri “ EVALUTION”, stilistet Alma Calliku & Frida Koljaka, konkurentët u paraqitën në koherencë me Skenën.

Juria profesionale me kryetar dirigjentin Ermir Dizdari, drejtori i Turizmit të Bregdetit, Z.Shpëtim Cika, koreografi i mirënjohur, Arian Sukniqi, “showman”-i Ervin Kurti, fotografi Olso Beci nga New York-u, Silvia Deliu, profesoreshë e universitetit “MARIN BARLETI”, aktori Jaho Mergjeka, znj.Adela Gruda, Koordinatore e shkollave në Kremona të Italisë, i dhanë motivim e besim konkurentëve.

Fituesit e këtij spektakli u shpallën 18-vjeçarja nga Durrësi, Adela Prenjasi dhe 18-vjeçari Samuel Elezi nga Shijaku.

Vezullimin e kësaj ëndrre, fituesit e këtij spektakli do ta ndjekin në rrugëtimin e sukseseve të tjera, brenda e jashtë vendit.