Neurologia e njohur në Durrës, Edlira Harizi, pas marrjes së titullit “Lider në kujdesin mjekësor dhe shërbimin ndaj pacientëve në kohë pandemie”, ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimet e saj për ata që e kandiduan emrin e doktoreshë Harizit.

Neurologia nuk lë pa falënderuar përzemërsisht edhe kolegët, ekipin e Shërbimit të Neurologjisë në Durrës, që shërbyen me profesionalizëm dhe devocion pa pyetur për turne e orare, duke qenë shërbimi me numrin më të lartë të shtrimeve për shkak të problematikave të rënda që një pjesë e pacientëve të Neurologjisë paraqesin.

Pacientët që e besuan si dhe fëmijët e saj që kanë qenë pjesë e sakrificave të nënës së tyre për shkak të detyrës fisnike të mjekes, zënë po ashtu një vend të veçantë në falënderimin e gjatë që Harizi ka publikuar në profilin e saj në Facebook.

STATUSI I EDLIRA HARIZIT

Ndjehem e  nderuar per perzgjedhjen nga Albanian  Excellence me titullin : Lider ne kujdesin mjekesor dhe sherbimin ndaj pacienteve ne kohe pandemie !

Falenderoj nga zemra grupin e kolegeve qe e nominuan emrin tim per kete titull!

 Vleresim dhe respekt per gjithe  koleget e mi te mrekullueshem ne Durres,  mjeke te Spitalit dhe Sherbimit Ambulator qe me profesionalizem dhe perkushtim vazhduan ne keto dy vite pandemi te japin sherbim pa u ndalur asnje moment perballe situatave  te veshtira me te cilat covid 19 na perballi !

 Nje falenderim nga zemra per Ekipin e shkelqyer te Sherbimit te Neurologjise SRD qe dhane sherbim per pacientet rende, nje pjese e te cileve dhe te infektuar me covid 19 ! Ata sherbyen me profesionalizem dhe devocion pa pyetur per turne e orare, duke qene sherbimi me numrin me te larte te shtrimeve per shkak te  problematikave te renda qe nje pjese e  pacienteve te neurologjise paraqesin.

 Nje Faleminderim te vecante per pacientet qe besuan jetet e tyre ne duart tona dhe qe me falenderimet nga zemra jane frymezimi dhe sadisfaksioni jone me I madh ne sfidat e profesionit tone !

Ne fund nje faleminderim nga zemra per femijet e mi ,te cilet kane qene pjese e sakrificave dhe privacioneve te mija si mjeke me te semure rende e me urgjenca te pernateshme…Ky fakt I mesoi atyre qe te jesh mjek kerkon jo vetem dije por dhe zemer, kerkon te jetosh dhe luftosh  pertej jetes tende, te jetosh me dhimbjen , lotet por dhe gezimin dhe lumturine e te tjereve….Kjo I beri te dy ata te zgjedhin  profesionin ( misionin…) e nderuar dhe human te mjekut !

 Urimet me te mira per te gjithe koleget dhe miqte ne kete fillim viti 2022 ! Qofte nje vit I mbare e plot lumturi per ju dhe familjet tuaja  !

Me respekt dhe dashuri  Dr Edlira Harizi !