ditët në vijim, në qytetin e Durrësit janë planifikuar për t’u zhvilluar dy aktivitete kulturore, që mbajnë të njëjtin emër “Festë deti”

Dy aktivitetet janë planifikuar në datat 22 dhe 24 qershor dhe organizohen respektivisht nga Qendra e Artit dhe Kulturës Shqiptare dhe shoqata “Durrësi autokton”.

Zhvillimi i aktiviteteve të larmishme në sezon veror është një gjë pozitive për qytetin 3000-vjeçar, por kur dy aktivitetet kanë emra dhe përmbajtje të ngjashme, duket më tepër një shpërdorim fondesh, sesa një aktivitet në të mirë të qytetarëve dhe turistëve.