Damiano Musliaj, nxënës i vitit të dytë në Kolegjin Turgut Ozal është nderuar me Medalje Nderi në Olimpiadën Ballkanike të Fizikës.

Vendi ynë ishte pjesëmarrës për herë të parë në këtë olimpiadë, ku ishin ftuar edhe shumë vende jashtë gadishullit ballkanik.

Damiano ishte sot mes 31 nxënësve ekselentë që ju akordua nga bashkia Durrës një shpërblim financiar për arritjet e tyre të rëndësishme në provimet e Maturës Shtetërore dhe përfaqësimin dinjitoz në olimpiada kombëtare.