Gjykata e Durrësit dha vendimin “arrest me burg”, për 35-vjeçarin Ilir Koçilja, i cili më 14 shkurt ka vrarë me thikë fqinjin e tij, 46-vjeçarin Halil Koka.

Autori ka pranur krimin dhe ka dëshmuar në sallën e gjyqit se viktima po e ndiqte atë së bashku me disa shokë të tij për ta rrahur.

Pas kërkesës së Prokurorisë, gjykatësja Besjana Garxenaj, ka caktuar ndaj Iliri Koçiljas masen e sigurise “arrest në burg”.

Ndërkohë, avokati mbrojtës është shprehu se 35-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka kërkuar që masa e sigurisë të jetë me afat dhe të vlerësohet gjendja e tij shëndetësore.