Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “Arrest në burg” për 3 fëmijët e Pëllumb Metës, të akuzuar për vrasjen e tij dhe groposjen e kufomës.

Prokuroria kërkoi masën “Arrest me burg” për tre fëmijët, gjë që u pranua dhe nga Gjykata e Durrësit. Gruaja e viktimës, Blerina Meta, dhe njëkohësisht nëna e Hysenit, Amarildos dhe Hygertës nuk ishte në sallën e gjyqit, madje as një familjar tjetër.

Djali i madh Hysen Meta akuzohet për “Vrasje në rrethana familjare”, Hygerta Meta për “Fshehje dhe asgjësim të kufomës”, ndërsa Amarildo për “Asgjësim të kufomës në bashkëpunim”.