21 maj 2015 – Në një bashkëbisedim me banorët e lagjes nr. 1 dhe 2 në qytetin e Durrësit, kandidatja për kryebashkiake Grida Duma, u shpreh para tyre se si fillim po të fitojë zgjedhjet do të mbyllë derën që ndodhet prapa bashkisë. Sipas Dumës, ka njerëz që presin për halle në pikë të diellit dhe shiut, ndërsa ai (duke iu referuar Vangjush Dakos) u del nga prapa.
“Problemi sot i Bashkisë së Durrësit është se ka dy dyer. Ka një përpara dhe një prapa, dhe janë të dyja të hapura si tunel. Kështu që unë si fillim propozoj të mbyllim derën prapa. Ky problemi shqetësues i njerëzve që e presin për halle në pikë të diellit dhe shiut dhe ai u del nga prapa…nuk kam koment për këtë. Për simbolikë do e mbyllim derën prapa”, u shpreh Duma.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





