17 maj 2015 – Një rrugë dhe një mjet transporti publik. Kandidatja e djathtë e Bashkisë Durrës i është ngjitur në fundajvë kodrës së Rrashbullit. Grida Duma premtoi se në këtë zonë duhen investime në infrastrukturë. Në këtë mënyrë mund të sigurohet një linjë transporti urban për banorët, të cilët duhet të zbresin në Plepa për të marrë autobusin. “Transport efikas për lidhjen e rrethinave me qytetin, me stacione të shpeshta dhe orare më të favorshme”, premtoi Duma, në këtë zonë që tashmë i përket Bashkisë së madhe të Durrësit.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”