Një këmbësor është përplasur mëngjesin e sotëm nga një makinë në Durrës, e cila drejtohej nga një grua.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00, në lagjen nr. 16 Durrës.

Një automjet me drejtuese shtetasen B. M., 38 vjeçe, ka përplasur këmbësorin shtetasin S. K., 58 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.