“Për prindërit tanë”, ishte shfaqja e radhës e sjell nga Impact Dance Company, në skenën e Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Nën koregrafin e Ari Metani dhe Xhulja Kodrës, rreth 80 fëmijë të moshave nga 3 deri në 18 vjeç dhuruan shfaqje përmes baleti modern të gërshetuar mirë me kolonat zanore të filmave më në zë të kinematografise shqiptare duke sjell dhe në memorie vështirësitë dhe historinë e jetesës së prindërve tanë aso-kohe.

Titujt e kolonave zonore ishin nga filmat shqiptar si: “Tomka dhe shokët e tij”, “Taulanti kërkon një motër”, “Dimri i fundit”, “Veli partizani”, “Në shtëpinë tonë”, “Mimoza Llastica”, etj.