Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Kavajë, pasi dhunuan njëri-tjetrin.

Policia informon se: “Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasit L. S., 34 vjeç, banues në Elbasan dhe E. E., 30 vjeç, banues në Synej, Kavajë, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.