Spitalla pritet të transformohet së shpejti.

Projekti për Rikualifikimin Urban të kësaj zone është një projekt, që nuk rregullon thjesht infrastrukturën, “por do të rrisë edhe vlerën e pronës si edhe do të stimulojë zhvillimin e biznesit në këtë zonë”.

Këtë bëri të ditur sot kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.

Ajo zhvilloi një takim me banorët e Spitallës, përpara të cilëve tregoi detajet për projektin.

Këto detaje ajo i ka publikuar edhe në llogarinë e saj zyrtare në “Facebook”.

Postimi i plotë:

🏘 Në takimin me banorët e Spitallës ku prezantuam projektin e Rikualifikimit Urban të kësaj zone.

Në sajë të këtij projekti do të rehabilitohen tërësisht rrugët kryesore: 📍 Rruga Shkodra, Azem Hajdari, Petrit Llaftiu, Shoqata e Durrësit, Ohri dhe Kashta e Kumtrit me kanalizime, asfaltim, trotuare të lyera me ngjyra sipas përcaktimeve në projekt, 💡 ndriçim LED, 🌳 gjelbërim si dhe e gjithë sinjalistika horizontale e vertikale.

Po kështu do të rehabilitohen tërësisht 🛣 50 rrugët e brendshme të zonës së Spitallës që do të shtrohen me shtresë betoni me sipërfaqe të punuar dhe lyerje.

🎨 Ky projekt quhet Oazi i Ngjyrave pasi rrugët perimetrale të zonës trajtohen me ngjyra në trotuare dhe në mure rrethuese. Rrugët lokale dytësore të cilat aktualisht janë të ngushta do të jenë me gjerësi të tre tipeve 3m, 3.5 m dhe 4m. Do të bëhet zëvendësimi i të gjitha mureve rrethuese dhe portave që kufizohen me këto rrugë në të dy anët e saj.

Të gjitha muret rrethuese do të jenë të trajtuara me ngjyrat e përzgjedhura që do të jenë të njëjta me ngjyrën e trotuareve përgjatë të cilëve ndodhen.

Në të gjitha rrugët kryesore dhe ato të brendshme do të ketë gjelbërim dhe ndriçim LED. Po kështu në këtë zonë do të ketë korsi biçikletash 🚴‍♀️ si dhe ambiente shlodhëse.

Ky është projekti që do të transformojë të gjithë zonën e Spitallës dhe do të përmirësojë cilësinë e jetesës së banorëve të kësaj zone. ✅

Biseda me qytetarët: