Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka inspektuar diitën e sotme punimet që po kryhen për rikonstruksionin e markatës së Durrësit.

Sipas saj, rikonstruksioni i tregut të fruta-perimeve do të përmirësojë cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Përmes këtij projekti, do të përmirësohet ndjeshëm shërbimi në tregun kryesor të qytetit, i cili do të shndërrohet në një pikë referimi. Ky investim është shumë i domosdoshëm, për të dhënë një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve të Durrësit, në një markatë e cila kur të përfundojë do të jetë moderne dhe me kushte optimale higjene për tregtimin e produkteve bujqësore e blegtorale.W”,- shkruan Sako në rrjete sociale.