Elton Arbana, kryetari i bashkisë së Shijakut sot ka patur një takim me disa nga maturantët ekselentë të gjimnazit të Shijakut dhe Maminasit, të cilëve bashkia i ka dhënë dhe një bonus për t’i motivuar.

Ai i bën thirrje që si studentë të ardhshëm të kontribojnë për qytetin e Shijakut dhe që bashkia i ka dyert e hapura për të punësuar studentë të tillë.

Postimi i plotë:

Sot pas një takimi me maturantë nga gjimnazi “16 Shtatori” Shijak dhe “Kajo Karafili” Maminas motivuam nxënësit ekselentë me një bonus nga bashkia Shijak.

Me thirrjen që këto studentë të ardhshëm të kontribojnë në qytetin e tyre, sepse dyert e bashkisë do të jenë të hapura për ju për tu bërë pjesë e stafit të administratës.
E ardhmja e Shijakut duhet të ndërtohet me modele të tilla suksesi.

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!