Kryetari i shoqatës “Durrësi Autokton”, Abdulla Deliallisi ka takuar paraditen e sotme ambasadorin ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov.

Të pranishëm në takim ishin gjithashtu edhe anëtari i Këshillit të Ambasadorëve në Shqipëri, Mal Berisha, si dhe piktori durrsak Ilir Berhami.

Në një postim në “Facebook”, shoqata “Durrësi Autokton”, shkruan se në takim shprehën ngushëllimet për viktimat e luftës që po bën Rusia kundër Ukrainës.

Gjithashtu, në shenjë mirënjohje dhe sensibilizimi piktori Ilir Berhami prezantoi dhe veprën e tij artistike, një portret i vizatuar në laps dhe letër kushtuar presidentit të Ukrainës, Vladimir Zelensky.

Ndërkohë, edhe ambasada ukarinase në Tiranë, ka pasqyruar takimin përmes një postimi në adresën e saj zyrtare në “Facebook”.

Postimet e plota:

Shoqata “Durrësi Autokton”

Paraditen e sotme në ambjentet e ambasadës së Ukraines në Tiranë kryetari i shoqatës “Durrësi Autokton” Z. Abdulla Deliallisi së bashku me Z. Mal Berisha anëtar i Këshillit të Ambasadorëve në Shqipëri (ish Ambasador në Britaninë e Madhe) dhe me piktorin e talentuar Ilir Berhami zhvilluan një takim me Ambasadorin e Ukrainës në Tiranë SH.T.Z Volodymyr Shkurov.

Gjatë takimit i shprehëm ngushëllimet tona për jetët e humbura në Ukrainë dhe shprehëm një keqardhje për luftën e përgjakshme që bëri Rusia kundër Ukrainës paqësore.

Në shenjë mirënjohje dhe sensibilizimi piktori durrsak Ilir Berhami prezantoi dhe veprën e tij artistike, një portret i vizatuar në laps dhe letër kushtuar presidentit të Ukrainës SH.T.Z Vladimir Zelensky.

Postimi i ambasadës ukrainase: