Lëvizja Bashkë zhvilloi dje një takim prezantues në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku paraqiti programin politik dhe kandidatët për zgjedhjet e ardhshme.
Takimi u hap nga kryesuesi i listës për Durrësin, Artan Kacani, i cili prezantoi vizionin e Lëvizjes Bashkë për qytetin dhe vendin. Më pas morën fjalën edhe kandidatë të tjerë si Ardit Musaj, Vladimir Agalliu, Lindita Lika, Ylli Tafaruçi, Martin Braho, Ferdez Onuzi etj., të cilët diskutuan problematikat kryesore që prekin qytetarët e Durrësit, duke u ndalur te çështje si pagat, pensionet, infrastruktura, zhvillimi ekonomik dhe turizmi.
Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i cili mbajti një fjalim frymëzues, duke ftuar qytetarët të bashkohen për një ndryshim të vërtetë në politikën shqiptare.
Ndër të tjera kandidati Ardit Musaj theksoj besimin për programin e Lëvizjes Bashkë.
“Ata po inponojnë teza të guximshme kundra oligarkisë, kundra konçensioneve dhe për një menaxhim publik më të mirë të pasurive tona publike.”, theksoj Musaj.





