26 maj 2015 – Ditën e sotme, në vijim të takimeve që Grida Duma bën çdo ditë me banorët e Durrësit, është ndalur në lagjen nr.5, ku sipas kandidates së djathtë, për banorët e kësaj lagjeje entuziazmi dhe shpresa është shumë më e fortë se pasiguria e së sotmes. 

Por pas ankesave të qytetarëve për problematikat e ndryshme të qytetit, një librashitës i është ankuar Dumës edhe për kryebashkiakun aktual Dako në lidhje me kulturën e tij të lexuarit.

Duke i dhuruar demokrates Duma një libër të Migjenit, librashitësi shprehet se një person që nuk lexon libra është i mbaruar, duke iu referuar këtu Dakos.

“Më erdhi Vangjushi që sot është kundërshtari juaj dhe i thashë që do të fal një libër. E pyeta cili është libri i fundit që ke lexuar. Po tallesh me mua më tha ?! Atëhere i thashë cili është Benz-i i fundit që ke blerë. Një njeri që nuk mban libra për mua është i mbaruar”, u shpreh librashitësi. 

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/