Jemi në mes të sezonit turistik, por situata me mbeturinat urbane është jashtë kontrollit.

“DurrësLajm” ishte sot në zonën e Gjirit të Lalzit, ku pirgjet me mbeturina dhe era e rëndë nga dekompozimi i tyre janë imazhi më i keq i mundshëm që mund t’i bëhet një zone turistike.

Në 4 nga vendgrumbullimet e mbeturinave që pamë nga afër, plehrat nuk tërhiqeshin prej ditësh.

Si për ironi të fatit ato janë vetëm pak metra larg hoteleve luksoze të zonës dhe shumë pranë plazhit të Gjirit të Lalzit, aq shumë i frekuentuar në këto ditë të nxehta.

Në shumë raste atyre u vihet flaka, duke e rënduar edhe më shumë situatën mjedisore.

Pamjet e mëposhtme nuk kanë shumë nevojë për koment. Ndërsa kryeministri pastronte ditë më parë një kalçeto në Vlorë nga mbeturinat, për situatën e rëndë në Durrës ai nuk ka folur asnjëherë, megjithëse pak javë më parë pranoi të bëhej deputet i qytetit bregdetar.  

M.B.