Pas ndarjes nga jeta të mjekut të njohur nga Shijaku, kardiologut Xhemal Doçi, ka reaguar dhe Urdhri i Mjekut Durrës.

Përmes një postim në “Facebook”, Urdhri i Mjekut Durrës i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve të tij.

“Doktor Xhemal Doçi gjatë gjithë karrierës së tij tregoi profesionalizëm, kulturë, korrektësi, qytetari dhe vlera e virtyte humane.”, shkruhet ndër të tjera në postim.

Reagimi i plotë:

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare doktori i mirënjohur i qytetit të Shijakut mjeku kardiolog Xhemal Doçi.

“Doktori i zemrave” siç njihej në qytetin e tij të lindjes ishte njeriu human dhe me zemër të madhe, ku pasioni për punën dhe shërbimi i përkryer për qytetarët e qytetit të tij ishte çka që ai bënte gjithmonë me zemër dhe me shumë dëshirë.

Doktor Xhemal Doçi gjatë gjithë karrierës së tij tregoi profesionalizëm, kulturë, korrektësi, qytetari dhe vlera e virtyte humane.

Urdheri i Mjekut Durrës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të tij dhe të gjithë dashamirësve e kolegëve!

Shpirti i tij u prehtë në paqe!