Partia Demokratike, përmes një deklarate për mediat, ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar sot ndaj të rinjve, ndaj të moshuarve, ndaj burrave e grave të Tiranës, që kanë dalë në mbrojtje të pasurisë së tyre, kanë dalë në mbrojtje të Parkut të Liqenit. “Kjo dhunë e shëmtuar burracakësh është urdhëruar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, për të mbrojtur aferën korruptive të ndërtimit të paligjshëm, – thuhet në deklaratën e lëshuar nga PD. – Partia Demokratike mbështet qëndresën e shoqërisë civile dhe qytetarëve të Tiranës. Ne jemi në krahun e tyre në këtë lëvizje vendimtare për të ardhmen e qytetit dhe të demokracisë në vend. Partia Demokratike kërkon hetim të menjëhershëm nga prokuroria dhe vënie para ligjit të policëve që kanë ushtruar sot dhunë si dhe eprorëve të tyre. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të qytetarëve që janë shoqëruar në polici.”
PD, dënohet dhuna ndaj protestuesve tek parku i Liqenit Artificial në Tiranë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
SHKRESA/ Çfarë thuhet në përgjigjen e ambasadës së SHBA-së drejtuar banorëve, që preken nga projekti TID Durrës (VIDEO)
Kërkoi shuarjen e masës së pezullimit nga detyra, GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dominojnë ekonominë, zënë 99.9% të ndërmarrjeve aktive
Rusia, 150 milionë dollarë në ditë prej luftës në Lindjen e Mesme





