Deputetët e Partisë Demokratike, Roland Keta, Bedri Hoxha dhe Sherefedin Shehu, panë nga afër gjendjen në spitalin e Bulqizës dhe dëgjuan shqetësimet e paciantëve dhe familjarëve të tyre. Nje nje njoftim te leshuar nga Partia Demokratike, mesohet se deputetët u shprehën se spitali ndodhej në gjendje të mjerueshme me mungesa të shumta të investimeve në infrastrukturë. “Nuk ka mjekë specialistë, nuk ka gjinekologë, kardiologë, mungojnë edhe shumë specialistë të tjerë. Ju e patë vetë është një infrastrukturë e shkatërruar. Nuk është spital, as qendër shëndetësore nuk mund t’i thuash, – tha deputeti Keta. – Eshtë një spital që i shërben 45 mijë banorëve, është një spital që shërben dy qytete minatorësh, Krastës dhe Bulqizës. Ka mbi 3500 minatorë të cilët çdo ditë mund të kenë aksidente dhe nuk ka kirurgë. Mendoni se si mund të pritet një lindje, vijnë qytetarët nga Ostreni apo nga Martaneshi dhe nuk gjejnë mjekun specialist dhe sorollaten nga Spitali i Bulqizës në Spitalin e Peshkopisë dhe nga Peshkopia në Tiranë… Unë kam një apel për Ministrin e Shëndetësisë, qeverinë që të kthejnë vëmendjen nga Spitali i Buqizës.”
Ndërkohë, edhe deputetja tjetër demokrate, Eleina Qirici, kreu një vizitë në Maternitetin e Pogradecit, ku, sipas tij, gjendja është e njëjtë dhe pacientët janë lënë ne harrese.





