Njësoj si ish-kryeministri Sali Berisha, edhe demokratja tjetër Jozefina Topalli është shprehur se po shikon mundësinë për dorëzimin e mandatit të deputetit. Deklarata e Topallit erdhi në përfundim të seancës së Kuvendit, e cila u mbyll me shpejtësi, pasi opozita bllokoi foltoren dhe sulmoi me vezë kryeministrin.
"Do të lëshojmë mandatin sepse është e pamundur të rrimë me krimin brenda. Është një situatë e paimagjinueshme, është një krizë parlamentarizmit, një degradim, një situatë në të cilën ka varfëri dhe mjerim, papunësi dhe eksod. Nuk ka asnjë paralele, sepse kur unë drejtoja parlamentin ne nuk kishim kryeministër që të fuste kriminelë në parlament. Është e pamundur të rrinë krimi bashkë dhe një njeri normal në vend. Nga njëra anë, mendoj, a ia vlen të le mandatin apo të rri të përballem me kriminalë?" – ka thënë Topalli.





