Ka përfunduar para pak minutash protesta e qytetarëve të Durrësit, të cilët u mblodhën për të ngritur zërin kundër rritjes së çmimeve.

Në përfundim të saj, protestuesit paralajmëruan një tjetër protestë, që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 17:00 në “Rrugën e Dëshmorëve”, rruga kryesore përballë pallatit të sportit “Ramzan Njala”.

Kujtojmë se fillimisht protestuesit u mblodhën në sheshin “Liria”, ku fikën dhe automjetet, ndërsa protesta u zhvendos më tej në rrugën përballë pallatit të sportit.

Nga aty, protestuesit u kthyen edhe njëherë në rrugën kryesore të bulevardit “Dyrrah”, në kryqëzimin pranë “Sofisë”, aty u përballën edhe me policinë. Këta të fundit u fotografuan targat me qëllim vënien e gjobave.

Lexo edhe: