Sfidat e jetës moderne, i kanë vënë në vështirësi për të luftuar me pushtetin e teknologjisë, fëmijët por edhe prindërit.
Është e vështirë të gjesh sot grupmosha të ndryshme, në arsimin fillor, por edhe adoleshentë, të mbledhur bashkë, me të njëjtin pasion: pikturën.

Në qendër të Durrësit ndodhet një vend i tillë, ku fëmijët kanë zgjedhur të japin një shembull për t’u ndjekur për bashkëmoshatarët e tyre, që kanë devijuar paksa nga menaxhimi cilësor i kohës.

Shumë prej tyre po i shfrytëzojnë këto orë leksioni për të qenë të përgatitur për të ardhmen në arkitekturë apo inxhinieri.

Shembuj kaq të thjeshtë, duket se janë një moment reflektimi, nga këta qytetarë të ardhshëm, në një botë që nuk di të ndalet…

Ja se çfarë thonë ata për “DurrësLajm”…

H.H.