“Durrësi me bregdetin e tij të mrekullueshëm dhe trashëgiminë kulturore të jashtëzakonshme është destinacioni kryesor turistik i vendit”, shkruan kryebashkiakja Emiriana Sako në rrjete sociale.
Postimin e saj ajo e shoqëron me një video, ku pushues të shumtë vendas e të huaj ndajnë përshtypjet se pse kanë zgjedhur qytetin tonë për pushimet e tyre.