Orët e fundit në disa portale po qarkullon lajmi se i riu i cili tentoi të futej me forcë dy ditë më parë në godinën e Kryeministrisë, është punonjësi i bashkisë Durrës dhe koordinator i PS-së lokale, Aurel Latifi.

DurrësLajm” kontaktoi ditën e sotme me Latifin, ndërsa ai mohoi kategorikisht të ketë qenë autor i kësaj vepre.

Latifi e cilësoi lajmin si të pavërtetë dhe tha se nuk bëhet fjalë për të, por për një person tjetër.

“Është tërësisht e pavërtetë. Nuk bëhët fjalë për mua. Unë kam qenë duke ushtruar detyrën time në bashki, në sektorin e tatim-taksave dhe nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje”, tha Latifi.

Një ditë më parë në një njoftim për shtyp, policia e Tiranën njoftoi lidhur me ngjarjen se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Aurel Latifi, 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë.