Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës ka fituar dy çmime të rëndësishme në harkun kohor të pak ditësh.

QKF Durrës mori festivalin Demastion Folk në Kosovë, ku u prezantua me një reporter vallesh me motive të Shqipërisë së mesme.

Grupi i Valleve arriti të fitonte çmimin e parë mes 14 Ansamblesh që morën pjesë në festival.

Gjithashtu QKF Durrës mori pjesë dhe në festivalin ndërkombëtare të valleve “Ylberi i Prishtinës”, ku u vlerësua me çmimin e dytë.

Vallet popullore të Shqipërisë së mesme, gërshëtuar me motivet tradicionale shqiptare krijuan një atmosferë të ndezur dhe të gjitha përformancat e fëmijëve durrsakë u pritën mjaft ngrohtë.