Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të martë disa prej kantiereve të ndërtimit në Durrës.
Pasi inspektoi punimet për projektin e Lungomares së Plazhit dhe ndërhyrjen rigjeneruese në bllokun e banimit të lagjes nr. 18, Rama dhe kryebashkiakja Sako janë ndalur në lagjen e re në Spitallë.
Teksa ka ndarë fotot në faqen zyrtare të “Facebook”, Sako shkruan se “kjo zonë e re do të përballojë nevojën për strehim të familjeve të prekura nga fatkeqësia, por jo vetëm kaq. Ajo do të jetë edhe një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të ekonomisë së qytetit tonë.“
Postimi i plotë:
Me kryeministrin Edi Rama në lagjen e re në Spitallë ku puna vijon me ritme të larta.
Në pallatet me standarte bashkëkohore që po ndërtohen në këtë lagje do të marrin shtëpi të reja 996 familje.
Kjo zonë e re do të përballojë nevojën për strehim të familjeve të prekura nga fatkeqësia por jo vetëm kaq. Ajo do të jetë edhe një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të ekonomisë së qytetit tonë.
Kjo zonë do të ketë gjithashtu njësi shërbimi, park, fushë sportive, hapësira parkimi, qendra social- kulturore, qendër shëndetësore dhe arsimore, pra do të jetë një zonë urbane model.