Kryeministri Edi Rama sot në Durrës për prezantimin e Fazës II të projektit EU4Municipalities

Para nisjes së ceremonisë zyrtare, ai shijoi një kafe në një nga lokalet e qytetit bregdetar, i shoqëruar nga ministra të kabinetit të tij dhe disa kryebashkiakë.

Projekti EU4Municipalities që prezantohet sot, financohet nga Bashkimi Evropian me 10 milionë euro dhe me një kontribut financiar shtesë prej 1 milion euro nga Gjermania dhe ofron mbështetje të drejtpërdrejtë për nismat e qeverisjes vendore në shërbime dhe infrastrukturë, si edhe forcon kapacitetet e tyre institucionale.