Kryeministri Edi Rama deklaroi në rubrikën “Ç’kemi” në Facebook, se ligjërimi për pensionet me Italinë ishte një nga lajmet më të mira të këtij viti.
Ai premtoi se në mandatin e katërt Shqipëria do të arrijë marrëveshjen për pensionet edhe me Greqinë si dhe heqjen e ligjit të luftës.
“Sot jam vërtetë i lehtësuar nga mbyllja më në fund e procesit të gjatë burokratik e miratimit të ligjit të pensioneve për shqiptarët e Italisë. Hallall vicklat, talljet, përqeshjet, rëndësi ka që tanimë sakrificat e një jete në punë matanë detiti të shqiptarëve të njihen njësoj si për italianët. Kjo ishte një nga dy marrëveshjet më të vështira, pasi bëhej fjalë për 500 mijë njerëz. I jam mirënjohës Xhorxhia Melonit.
Tani qershia mbi tortë mbetet marrëveshja me Greqinë. Qielli është hapur sërish, vendosmëria ime është të mbyllim të tëra çështjet e hapura, me vizion dhe me vullnet sëbashku me kryeministrin Mitsotakis kemi ndarë qysh se jemi takur për herë të parë. Kam besim se mandati ynë i katër do të jetë mandati i pensioneve të ligjëruara me Greqinë, dhe heqja e ligjit të luftës. Shqipëria 203o dhe Greqia do të jenë seëbashku në BE”, tha Rama.