Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës ka njoftuar se disa zona mund të përballen me reduktime ose probleme në furnizimin me ujë të pijshëm, për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike në zonën e Fushë Kuqes.

Sipas SHRUKD, problemet janë shkaktuar nga OSHEE, çka ka detyruar stakimin e stacioneve të pompimit në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot, nga mbrëmja e sotme deri në orët e para të mëngjesit të nesërm.

Ekipet teknike të ujësjellësit janë në bashkëpunim të vazhdueshëm me OSHEE-në për të ndjekur situatën dhe për të rikthyer sa më parë normalitetin. Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve dhe premtojnë se do të informojnë për çdo zhvillim të ri.