Plot madhështi historike, por i zhytyr në një ngërç artistik që nuk i shkon përshtat.
Gjithsesi situata nuk është bardh e zi.

Në qytet lëvizin dhe shkruajnë, duke mos hequr dorë nga pasioni i tyre, poet të rinj, si në rastin e Rei Hodos.
Një djalë plot talent, autor i dy vëllimeve “Intimitete poetike” dhe “Apricus”, ndan me “DurrësLajm” disa të vërteta mbi vaktësinë e jetës artistike në Durrës, dhe nevojën e madhe për ndryshim.

“Letërsia sot është një kalë beteje, që i ngjan një Rosinanti, edhe pse nuk dihet se cili Don Kishot i ka hipur sipër”.

Pyetjes se a bëhet letërsi në Durrës, Rei i përgjigjet me elegancë, ndërsa vë theksin tek nevoja e një kritike letrare.
Në Durrës bëhet letërsi, po ajo që duhet të marrë vëmendjen është çfarë letërsie bëhet dhe sa vlen kjo letërsi. Në qytet mungon kritika letrare”.

Në rrekje për të kuptuar se çfarë i mungon qytetit që nuk po e lidh dot bashkë jetën artistike, Rei duket se ka një përgjigje të mirëmenduar.

“Në gjykimin tim mungon vullneti i instancave kryesore lokale…”
Biseda me Rein është e guximshme, duke të kujtuar me qëndrimin e tij rolin e një artisti të angazhuar.

H.H.