Punimet për rikonstruksionin tërësor të Qendrës Kulturore për Fëmijë në Durrës janë në prag të përfundimit.

Kryebashkiakja Emiriana Sako ka monitoruar punimet që janë bërë në këtë qendër, për të cilën thotë se do të jetë një hapësirë multifunksionale që do t’i shërbejë edhe më mirë nxitjes së aktiviteteve kulturore dhe argëtuese për fëmijët e Durrësit.

QKF tashmë ka ambiente me standarte bashkëkohore ku rreth 1000 fëmijë do të frekuentojnë sektorin e Artit, Sportit dhe Shkencës.