River Cleanup Abania përmbylli fazën e parë të sfidës së pastrimit të lumenjve nga plastika, një projekt pilot me 12 shkolla 9-vjeçare në bashkitë Durrës dhe Krujë.

Ky projekt pilot kishte për qëllim edukimin e fëmijëve të shkollave jo vetëm me leksione, por edhe me praktikë e veprime konkrete për të rritur ndërgjegjësimin e tyre për problematikat e ambientit.

Gjatë 2 viteve janë zhvilluar nga kjo organizatë joqeveritare 38 aksione pastrimi, ku krahas vullnetarëve janë angazhuar qindra nxënës shkollash dhe studentë të UAMD-së, për pastrimin e lumit Ishëm, më të ndoturit në Evropë.

Në fund të aktivitetit u bë shpallja e shkollave fituese, ku merituan certifikatën me rrethin e parë të mirënjohjes shkollat me më shumë kontribute në aksionet e pastrimit dhe mbledhjen e materialeve të riciklueshme.  

Shkollat fitues janë:

1.Çmimi i parë “Bajram Curri”,

2.Çmimi i dytë “Abedin Dino”

3.Çmimi i tretë “Hajdar Hoxha”

4.Çmimi i katërt “Vinçenc Prendushi”

5.Çmimi i pestë “14 Nëntori”