Kryetarja e bashkisë Durrës ka zhvilluar një takim me delegacionin e ardhur nga Turqia.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, Sako tregon se kanë bashkëbiseduar për politikat gjinore “si dhe për praktikat e tjera të mira që bashkia zbaton lidhur me këto politika për arritjen e barazisë ndërmjet grave dhe burrave në nivel vendor”.

Postimi i plotë:

Zhvillova një takim me delegacionin e ardhur 📍 nga Turqia ku bënin pjesë Drejtoresha e Përgjithshme për Statusin e Grave në Ministrisë për Familjen, Gülser Ustaoglu, Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Investimeve Publike në Presidencën e Strategjisë dhe Buxhetit, Murat Deliçay, koordinatori i projekteve të Unionit të Bashkive të Turqisë, Gülfem Keleş si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit mik.

Në këtë takim merrte pjesë edhe Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi.

🗣 Bashkëbiseduam me zyrtarët e lartë turq mbi politikat gjinore si dhe për praktikat e tjera të mira që bashkia zbaton lidhur me këto politika për arritjen e barazisë ndërmjet grave dhe burrave në nivel vendor.

📊 Më pas në aktivitetin e organizuar nga UN Women e Turqisë dhe UN Women e Shqipërisë ndamë me përfaqësues të lartë të institucioneve të shtetit turk eksperiencën mbi zbatimin e buxhetimit gjinor në nivel vendor. Rëndësi e veçantë ju kushtua përdorimit të buxhetimit të përgjithshëm gjinor si instrument për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe gjithëpërfshirëse për viktimat e dhunës në familje dhe grupeve vulnerabël. ✅

Zbatimi i planit vendor të veprimit për barazinë gjinore ishte një tjetër çështje me interes që u diskutua.