Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka inspektuar ditën e sotme punimet që po realizohen në lagjen e re në Manzë, ku po ndërtohen godinat për të pastrehët e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Sipas kryebashkiakes, lagjja e re do të jetë model dhe në të do të strehohen 226 familje. Ajo thekson në një postim në rrjete sociale se kjo lagje dhe ajo që po ndërtohet në zonën e Spitallës do të jenë zona zhvillimi për qytetin.

Gjatë inspektimit të punimeve në lagjen e re në Manzë.

Në këtë lagje të re model do të ketë 9 objekte banimi me 5 dhe 6 kate ku do të strehohen 226 familje që kanë humbur shtëpitë si pasojë e tërmetit, do të ketë zona parkimi, objekte shërbimi, qendër shëndetësore, qendër multifunksionale, kopësht dhe fusha sportive.

Lagja në Manzë dhe ajo në Spitallë janë lagje model mga pikëpamja urbane që i shtohen Durrësit dhe nuk do të jenë thjesht hapësira banimi por zona të vërteta zhvillimi për qytetin”,- shkruan kryebashkiakja në një postim në rrjete sociale.

Po sot, Sako i ka dorëzuar çelësat familjes së Idajet Takës, së cilës ju rindërtua shtëpia e dëmtuar nga tërmeti.