Partia Demokratike, dega Durrës, ka reaguar në rrjete socialee lidhur me sshembjen e një pjese të parapetit të çatisë, në një pallat 3-katësh në lagjen nr.7 të qytetit, të njohur si pallati i Nish Cigares.

Sipas PD Durrës, situata e krijuar “është një alarm i qartë për neglizhencën dhe papërgjegjshmërinë e institucioneve përgjegjëse të qeverisjes vendore, në veçanti të Bashkisë Durrës, e cila prej kohësh ka injoruar gjendjen problematike të shumë banesave dhe pallateve në qytet.”

Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, por edhe të tjera të ngjashme në qytet, ku pjeesë suvaje janë shkëputur nga fasadat e amortizuara të godinave në lagje të ndryshme të Durrësit, dega lokale e partisë më të madhe opozitare kërkon nga bashkia dhe institucionet përgjegjëse:

* Verifikim të menjëhershëm të gjendjes së pallateve problematike në zonë;

* Marrjen urgjente të masave për garantimin e sigurisë së banorëve;

* Transparencë dhe përgjegjësi për këtë rast;

* Ndëshkimin e çdo përgjegjësi që ka neglizhuar detyrën.

Një ditë më parë, “DurrësLajm” trajtoi problematikën e këtij pallati dhe ngriti shqetësimin e qytetarëve, të cilët po jetojnë mes frikës dhe rrezikut për sigurinë e jetës.

Deklarata e plotë:

Dega e Partisë Demokratike Durrës shpreh shqetësimin dhe reagimin e saj të fortë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në lagjen nr. 7, te “Çezma e Ferrës”, ku rënia e çatisë së një pallati ka vënë seriozisht në rrezik jetën dhe sigurinë e banorëve.

Ky rast është një alarm i qartë për neglizhencën dhe papërgjegjshmërinë e institucioneve përgjegjëse të qeverisjes vendore, në veçanti të Bashkisë Durrës, e cila prej kohësh ka injoruar gjendjen problematike të shumë banesave dhe pallateve në qytet. Mungesa e kontrolleve, e ndërhyrjeve parandaluese dhe e investimeve për sigurinë e qytetarëve po kthehet çdo ditë në kërcënim real për jetën e njerëzve.

Është e papranueshme që qytetarët të jetojnë nën frikën se shtëpitë e tyre mund të shemben nga një moment në tjetrin, ndërsa institucionet heshtin dhe kujtohen vetëm pasi ndodhin tragjedia.

Dega e Partisë Demokratike Durrës i kërkon Bashkisë dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse:

* Verifikim të menjëhershëm të gjendjes së pallateve problematike në zonë;

* Marrjen urgjente të masave për garantimin e sigurisë së banorëve;

* Transparencë dhe përgjegjësi për këtë rast;

* Ndëshkimin e çdo përgjegjësi që ka neglizhuar detyrën.

Jeta e qytetarëve nuk mund të lihet në mëshirë të neglizhencës dhe propagandës. Siguria e tyre duhet të jetë prioritet absolut.