Një shesh i mbushur plot babagjyshë dhe një koncert festiv për të kurorëzuar më së miri një vit të mbushur plot aktivitete kulturore.

Sheshi qendror i Durrësit u vesh mbrëmjen e së mërkurës me ngjyrat e festave, sepse me dhjetëra fëmijë të kopshteve dhe ciklit fillor të shkollave të qytetit performuan para bashkëmoshatarëve dhe prindërve të tyre.

Për drejtorin e QKF-së Durrës, Avni Çuni, viti i ardhshëm do të jetë edhe më impenjativ, me mjaft aktivitete të larmishme që do të angazhojnë të gjitha shkollat e qytetit.

Në fund nuk mund të mungonte edhe një urim për një vit të ri sa më të mbarë për të gjithë.