Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku një burrë rreth 35 vjeç ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga çatia e një banese.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë në kohë duke neutralizuar situatën dhe duke zbritur të sigurt burrin nga çatia.

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar 35-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.