“DurrësLajm” ka konstatuar që prej disa ditësh, në këtë shtyllë korenti te rruga “Aleksandër Goga”, kabllot e korentit tërësisht të zhveshura, varen jashtë shtyllës siç mund të shihet qartësisht në pamje.
Në këtë rrugë ku qindra qytetarë të të gjitha grupmoshave kalojnë çdo ditë, mbi të gjitha dhe vogëlushët e dy prej shkollave 9-vjeçare të qytetit “Vasil Ziu” dhe “Nënë Tereza” që ndodhen përballë, këto lidhje energjie pa zbatuar asnjë rregull teknik përbëjnë një rrezik potencial për çdo person që nga pakujdesia mund të bjerë në kontakt me to.
Pamjet filmike duhet të shërbejnë si një këmbanë alarmi për autoritetet përgjegjëse, që nuk kanë marrë asnjë masë për t’i sistemuar ato në brendësi të shtyllës përkatëse.