Laçi dhe Teuta kanë pasur një përballje në ditën e sotme, e cila vlente më shumë se tre pikët. Këto dy ekipe që shpeshherë kanë luftuar për zonën europiane, këtë sezon kanë vuajtur shumë dhe e kanë parë veten në zonën e ftohtë.

Sot ishte një përballje direkte për të treguar se kush mes dy skuadrave do të vuajë më pak deri në mbylljen e sezonit për t’iu larguar zonën së rënies, pasi “Final Four” është mision thuajse i pamundur. Laçi ka arritur të fitojë në shifrat 3-0. Sfida u zhbllokua në minutën e 26-të nga Paulo Zhunior. Në pjesën e parë pati disa raste të mira nga Kurti për vendasit dhe nga Peposhi për durrsakët.

Në pjesën e dytë, braziliani Melo realizoi dygolësh ekzaktësisht në minutat e 66’ dhe 88’. Me këtë fitore kurbinasit konsolidojnë veten në vendin e 5 me 30 pikë, ndërsa Teuta ndodhet në vendin e 8 me 24 pikë.