Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ka zhvilluar ditën e sotme një takim në kuadër të ndërgjegjësimit kundër dhunës ndaj grave.

Sako thotë se bashkia e Durrësit ka bërë hapa pozitivë në drejtim të barazisë gjinore dhe reduktimit të dhunës

” Në tryezën e rrumbullakët, organizuar nga Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” me mbështetjen e UNDP Shqipëri në bashkëpunim më Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë. “, shkruan ndër të tjera Sako në Facebook.

Postimi i plotë:

Në tryezën e rrumbullakët, organizuar nga Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” me mbështetjen e UNDP Shqipëri në bashkëpunim më Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë.

Bashkia Durrës ndau eksperiencat pozitive të drejtimit të Mekanizmit të Referimit Kundër Dhunës në Marrëdhëniet Familjare, me anëtarë të mekanizmave analoge Kavajë, Rrogozhinë e Shijak. Kemi bërë hapa pozitivë në drejtim të barazisë gjinore dhe reduktimit të dhunës jo vetëm përmes angazhimit serioz në MKR, por edhe përmes financimit të programeve e shërbimeve konkrete:

Buxhetimit të mbështetjes psikologjike dhe juridike falas;

Skemës së mbështetjes së banesave me qera për viktimat e dhunës në familje, përmes fondit të strehimit;

Shërbimeve fuqizuese dhe riintegruese për gratë, fëmijët e familjen, në 4 qendrat komunitare të Bashkisë;

Shërbimit emergjent 24 orë në dispizicion;

Forcimit të monitorimit të UM.