Një konflikt është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë zonës së Muzeumit në rrugën “Dëshmorët” në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, një i huaj ka dhunuar të dashurën e tij, në zonë kanë mbërritur forca të Policisë, të cilat kanë shoqëruar dy persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Burime jozyrtare bëjnë me dije se personat e përfshirë dyshohet të jenë shtetas të huaj.
Shkaqet e konfliktit dhe gjendja e personave të përfshirë nuk dihen ende, ndërsa policia po vijon verifikimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





