Statuja e këngëtares Tina Turner, e cila një natë më parë u dëmtua nga persona të papërgjegjshëm, është marrë nën ruajtje nga bashkia e Durrësit.

Autoritetet janë në pritje të vendimit që do të marrin restauratorët që do të shohin nga afër veprën e artit.

Nëse do të jetë i mundur riparimi i saj, statuja prej bronzi mund të rikthehet brenda një kohe të shkurtër në shëtitoren “Taulantia”, për t’iu bashkuar 3 yjeve të tjerë të muzikës rock John Lennon, Bob Dylan dhe Mick Jagger.

Kujtojmë se ky instalacion është vendosur për të dhënë idenë e lirisë te të rinjtë e viteve ’80, e cila kulmoi me eksodin e famshëm në drejtim të vendeve perëndimore.