Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekësisë së Urgjencës, Urdhri i Mjekut Durrës ka uruar të gjitha bluzat e bardha.

“Përshëndesim të gjithë mjekët e urgjencës dhe në mënyrë të veçantë stafin e Urgjencës të Spitalit të Durrësit që çdo ditë të vitit, qëndruan në vijën e parë, në gadishmëri të pacientëve në nevojë për ta.”, shkruhet ndër të tjera në postimin e Urdhrit të Mjekut Durrës në Facebook.

Postimi i plotë:

27 Maji është dita e Mjekësisë së Urgjencës!

Përshëndesim të gjithë mjekët e urgjencës dhe në mënyrë të veçantë stafin e Urgjencës të Spitalit të Durrësit që çdo ditë të vitit, qëndruan në vijën e parë, në gadishmëri të pacientëve në nevojë për ta.

Përgjatë dy viteve e gjysëm pandemi mjekët e urgjencës mbajtën peshën kryesore në luftën e vështirë me Covid 19, duke vërtetuar se mjekësia e urgjencës është gur themeli i shëndetësisë.

Mirënjohje dhe respekt për heronjtë e heshtur të kësaj kohe, të gjithë ata që qëndruan në ballë të luftës me Covid -19.

Ju falenderojmë për përkushtim maksimal në punën tuaj sfiduese dhe humane.