Antonio Basha, i riu nga Durrësi i cili me pasionin e tij pas teknologjisë prej më shumë se 10 vjetësh është aktiv në shumë platforma online si YouTube, Facebook, Instagram dhe së fundmi TikTok.

Vitet e fundit kanë qenë mjaft të sukseshme për Antonion pasi ka gjeneruar një numër shumë të madh shikueshmërie.

Kjo shpërblehet muajin e fundit ku ai merr dhe vlerësimin nga YouTube me çmimin “YouTube Silver Award” për arritjen e tij në kalimin e më shumë se 100 mijë abonentë & më shumë se 40 milionë shikime.

Antonio e ka nisur pasionin e tij që në adoleshencë me programin kompjuterash dhe pas disa kohësh me pajisjet celulare. Në qytetin e Durrësit ai njihet si një YouTuber dhe person i rëndësisë së veçantë në botën e Teknologjisë.

Së fundmi ai është dhe shumë aktiv në nje platformë të re (TIK TOK) ku ja dedikon një pjesë të kohës së tij videove në gjuhën shqipe duke ndihmuar kështu të gjithë shqipfolësit, përfshirë këtu edhe ata që janë jashtë Shqipërisë.

Por jo vetëm, komentet e ndjekësve janë nga mbarë bota.

Mbështetës së kanalit Tech through Toni janë edhe kompani me famë botërore ku ndër to është;

Google, BLU Products, NUU (Amerika e veriut- USA)

Samsung (Korea e Jugut & Shqipëri)

Fairphone (Hollandë)

Doogee, Unihertz (Kinë)

Ai pati shansin të punonte me një kompani të njohur si Google (Maps) për një kohë të shkurtër duke promovuar kështu dhe ndërtuar qytetin e Durrësit në hartë.

Ai gjithmonë dëshironte të bënte diçka vetë, pasi mund të gëzonte lirinë krijuese dhe financiare së bashku me fleksibilitetin, që asnjë punë nuk do t’i ofronte.

Suksesi që arriti i mundësoi të mendojë me pëmasa të mëdha.

Tech Through Toni tashmë është kthyer në një brand ndërkombëtar që ofron përmbajtje unike videosh rreth pajisjeve celulare dhe botës së teknologjisë.