Është zbardhur ngjarja e ndodhur dy ditë më parë, në lagjen “Mark Lula”, ku u plagos me armë zjarri, në këmbë, shtetasi N. P. 

Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin: K. K., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe.

Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku ishte pasagjer shtetasi N. P., 30 vjeç, i cili si pasojë u plagos lehtë në këmbë. 

Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.