Këtë të diel u mbajt “Durrës Marathon 2024”, një maratonë që u zhvillua në shëtitoren e plazhit dhe ku morën pjesë rreth 400 fëmijë të shkollave 9-vjeçare e të mesme.

Maratona dhuroi çaste emocionuese dhe ishte një event sportiv jo vetëm sfidues por edhe argëtues për pjesëmarrësit.

Në ceremoninë e dhënies së medaljeve fituesve të Maratonës së Durrësit, ishin të pranishëm kryebashkiakja Emiriana Sako, së bashku me kampionen e madhe Luiza Gega, presidentin e Federatës së Atletikës, Taulant Stërmasi, prefektin, Emiljan Jani dhe drejtoreshën e ZVA, Amarilda Thërrmija etj.

Kjo maratonë e organizuar nga Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Federatën e Atletikës, është një tjetër aktivitet i rëndësishëm i këtij sezoni veror, i cilësuar si një “test event” për t’i paraprirë “Durrës Marathon 2025”.