Është zhvilluar paraditen e sotme në shkollën artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës faza e dytë e Olimpiadës së Matematikës për shkollat 9-vjeçare, publike dhe jo publike të bashkisë.

Rreth 240 nxënësit më të mirë në këtë lëndë, nga të gjitha shkollat e qytetit, iu nënshtruan testimit me shkrim, të organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës.

Drejtori i QKF-së, Avni Çuni, në fjalën e rastit mbajtur para nxënësve më të talentuar dhe prindërve të tyre u shpreh ndër të tjera:

“Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës, sektori shkencor, në vazhdim të tradites, edhe këtë vit organizon olimpiadën e matematikes faza e dytë në Bashkinë, Durrës. Qëllimi i këtij aktiviteti është evidentimi dhe nxitja e talenteve në lëndën e matematikës.

Në këtë eveniment të rëndësishëm, marrin pjesë nxënësit më të talentuar në fushën e matematikës, fitues të olimpiadës në bazë shkolle faza e parë nga të gjithë shkollat publike dhe jopublike të Bashkisë Durrës.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm marrin pjesë 240 nxënësit më të talentuar në lëndën e matematikës, me këtë rast falenderojmë drejtoritë e shkollave 9-vjecare publike dhe jopublike, mësuesit e matematikës si dhe Bashkinë Durrës që na ka mbështetur për kryerjen me sukses të kësaj veprimtarie”.