Për herë të parë në qytetin e Durrësit do të organizohet “MOTO FEST 2022”.

Për të gjithë dashamirësit e Harley Davidson, aventurave me motora dhe sigurisht muzikës rrok, “Moto Fest” do të vijë të shtunën tek shëtitorja “Taulantia”.

Mbi 500 motoristë nga vendi dhe rajoni do të zhvillojnë një paradë me motorët e tyre.

Kjo paradë, që do të zhvillohet në orën 17:30, do t’i hapë rrugën koncertit, që fillon në orën 18:30 dhe do të vijojë deri në mesnatë.

Artistët Eugent Bushpepa, Tiri Gjoci, Erina Seitllari dhe Bledar Sejko & Band do të performojnë këngët më të pëlqyera nga repertori i tyre muzikor.

Ky do të jetë aktiviteti që do të kulmojë një sezon të suksesshëm dhe ne si staf i “DurrësLajm” nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’ju ftojmë të jeni pjesë e mbrëmjes më spektakolare në qytetin tonë!